Befason gruaja e Messit! Bëhet virale pasi fansat e dëgjojnë për herë të parë duke folur anglisht (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, ka qëndruar vazhdimisht larg famës duke u përfshirë shumë rrallë në media.

Megjithatë, ajo është bërë virale vetëm disa ditë pas vendimit të burrit të saj që të transferohet te Inter Miami, e gjitha kjo për shkak të anglishtes së saj.

Në një reklamë për produktet e flokëve, Guerlain, Antonela ka folur anglisht duke i befasuar miliona fansa.

“Pas shtatzënisë sime, më ranë shumë flokët”, ka thënë ajo në bashkëbisedim me stilistin e flokëve.

Më pas, floktari vazhdon duke e shfrytëzuar produktin për rregullimin e flokëve tash dhe Roccuzzo ia kthen: “Flokët duken kaq të shndritshëm, është mirë që tani kam volum. Ka kohë që nuk i kam parë flokët kështu”.

Kjo reklamë tregoi se Antonela flet anglisht, kështu që do të jetë mirë kur të nisë jetën e saj të re në Miami.

Ajo me sa duket e ka mësuar shumë mirë anglishten gjatë studimeve në Qendrën Edukative Latino-Amerikane në Rosario, përpara se të diplomohej me një diplomë Bachelor në Shkenca Humane dhe Sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.