BBV sonte rikthen nostalgjinë/ Ja cili ish banor i shtëpisë rikthehet pas 13 vitesh

by KLIKOJE.AL

Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” do të futen banorë të rinj. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë në Fan Club dhe kaq u desh që në rrjet të qarkullojnë disa emra. Një nga personazhet e famshëm që pritet të futet sot është një banor shumë i njohur nga “Big Brother 2”, shumë i dashur për shqiptarët që kanë nostalgji.

Bëhet fjalë për Bjordi Mezinin, i cili asokohe ishte një nga banorët më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku. Pas eksperiencës në “Big Brother”, Bjordi iu përkushtua karrierës si regjisor.

Së fundmi ai korri sukses me serialin “H.O.T”, i cili së shpejti do ketë dhe sezonin e dytë.

Na mbetet të presim spektaklin në mbrëmje për të parë Bjordin dhe banorët e tjerë të rinj që do i bashkohen shtëpisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.