“Bashkëpunimi me Man.City-n është gjëja më e madhe”, presidenti i Dinamos tregon investimet: Tani kemi gati fushat në Arbanë

Më në fund, Dinamo do të hapë sot dyert e shtëpisë së saj të re kompleksit stërvitor dhe selisë së klubit në Arbanë. Do të jenë ekipet e moshave që do të përurojnë të parët fushën e re me bar sintetik të këtij kompleksi, për të cilën specialistët janë shprehur se është më e mira në Shqipëri.

Më pas, ndoshta në mesjavë, në shtëpinë e re do të stërvitet edhe skuadra e parë, pasi po kryhen edhe punimet e fundit që kishin mbetur. Është një investim i madh i presidentit Adrian Bardhi, me ndihmën e FSHF-së. Me projektin e ri që te Dinamo ka nisur të marrë jetë tashmë, atë të futjes në rrjetin e Manchester City-t, akademia blu do të ketë përparësi. Interesimi për të qenë pjesë e saj ka qenë shumë i madh që në ditët e para dhe tashmë stafeve teknike u duhet të bëjnë seleksionime.

“Ju gjithmonë pyesni vetëm për skuadrën e parë, për lojtarët që vijnë dhe ikin, por për mua më e rëndësishme ka qenë dhe është shtëpia e Dinamos. Tani kemi gati fushat në Arbanë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Realizimi i këtij kompleksi është sakrifica ime, me ndihmën e FSHF-së, që dua ta falënderoj për kontributin. E kam thënë shpesh kohët e fundit se tashmë ka nisur një epokë e re dhe vazhdoj të theksoj se bashkëpunimi me Manchester City-n është fati ynë i madh. Kompleksi i Arbanës është një gur i fortë themeli në projektimin e Dinamos së ardhshme, që pritet të kthehet fuqishëm në majat e futbollit shqiptar.”

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës