Elisa Spiropali është pjesë e grupit të punës për zgjedhjen e një Presidenti të ri në Shqipëri, ndërsa mbremë në një intervistë televizive tha se mund të jetë edhe një grua, ndërsa foli edhe për emrin e Lulzim Bashës.
“Mund të jetë edhe grua. Nuk është kriter gjinia, por cilësia e karakterit dhe dija. I vetmi kriter është se duhet të jetë mbi 40 vjeç,” deklaroi ministrja Spiropali.
Për zgjedhjen e Bashës, Spiropali tha:
“Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurt. Sigurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim, të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të mos ndërhyjë nëpër procese, të mos dale e të bëj thirrje për sqepar e për hanxhar, të mos jetë pjesë e partive politike. Shikoni Presidentin Meta dhe përfytyroni të kundërtin dhe ai do të jetë identikiti i Presidentit të ri.”