Barazimi duket se është përjetuar mirë nga ana e Gvozdenovic. Skënderbeu arriti të marrë një pikë me duelin me Tiranën edhe pse luajti me 10 lojtarë për më shumë se 75 minuta. VAR, karton i kuq, protesta dhe penallti e humbur. Skënderbeu-Tirana prodhon gjithçka por jo fitues në ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë Superiore.
Përballja zhvilluar në Korçë përfundoi me barazimi 0-0, por situata mund të ishte më ndryshe nëse arbitri Andi Koçi nuk do prishte balancat në fushën e lojës. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Ivan Gvozdenoviç deklaroi se ishte i kënaqur me lojën e luajtur nga lojtarët.
FJALËT E GVOZDENOVIC
KARTONI I KUQ- Pas kartonit të kuq ishte e vështirë për ne, humbëm dhe penallti, por jam patjetër i kënaqur për rezultatin. I kënaqur shumë nga lojtarët, ky ishte maksimumi ynë. Kam shumë lojtarë në pankinë, por sishte e nevojshme të bëja ndryshime me aq sa pash unë.
NIKAJ DHE RASHICA- Me Nikaj dhe Rashicën përpara për mendimin tim ishim shumë mirë dhe kishim mundësinë për kundërsulm kishim shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse bëra vetëm një ndryshim. Do e tentojmë deri në fund vendin e katërt”, tha Gvozdenovic për “MCN TV”.