Barazimi ndaj Laçit nuk e kënaqi Ledio Beqja-n, mesfushori i Teutës mesazh Skënderbeut: 3 pikët i marrim në Korçë

Teuta do të kërkojë në Korçë të kompensojë pikët e lëna në minutat e fundit të përballjes së javës së 12-të kundër Laçit në “Niko Dovana”. Sipas mesfushorit titullar të durrsakëve, Ledio Beqja, skuadra duhet të kishte më shumë pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, pasi atë kundër Partizanit, të vlefshme për javën e parë të kampionatit, ende nuk e ka luajtur. 22-vjeçari theksoi se Teuta luan për fitore ndaj Skënderbeut, ndërsa paraqitja që ekipi po bën, i jep besim për vazhdimësinë.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, që kurrsesi nuk duhet të lëmë pikë. Pavarësisht disa rezultateve jo të mirë nëkëto javë, ekipi gëzon gjendje optimale dhe shkojmë të motivuar drejt Korçës për të kërkuar fitoren. Unë jam i bindur që ekipi ka forcën, por edhe shpirtin e garës për t’u paraqitur sa më mirë të jetë e mundur. Ne e dimë qëkemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por duke e parë atë që po bëjmë në stërvitje,kemi shumë besim se do takalojmë këtë pengesë.”

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)