Barazimi me Tiranën nuk kapërdihet lehtë nga tifozët e Partizanit, shpërthejnë ndaj Rexhepit: Portieri më i dobët në historinë e këtij klubi! (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Mbyllet pa fitues derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kreu i klasifikimit mbetet bardheblu, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh.

Të besuarit e Giovanni Colella kaluan në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca shtangu portierin Rexhepi dhe i dha një pikë bardhebluve. Në postimin e klubit për fundin e ndeshjes, shumë tifozë ia faturojnë golin e pësuar portierit Rexhepi që nuk lëvizi fare duke shoqëruar topin me sy në rrjetë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.