Konkurrentja e “BBV”, Ledjona, ditën e sotme ka ndarë historinë e saj me ish-partnerin. Romeo ishte ai që e pyeti për raportin që ka ajo me ish-partnerin me të cilin ka edhe një vajzë.
Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?
Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura.
Romeo: Bravo!
Ledjona: Është babai i fëmijës tim.
Romeo: Prandaj po të pyes.
Ledjona: Ne kemi edhe komunikim për vajzën.
Romeo: Ai është me dikë tjetër?
Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet.
Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën.
Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.
Ish-partneri i Ledjonës ka reaguar duke e quajtur të shtirur rrëfimin e saj. Madje ai është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh.
“Sa fallco që je pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty, kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe me kë e ke lënë ti sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe vajzës ja ke prerë komunikimin me mua dhe mos u shtir aty se e dinë të gjithë cfarë babai isha dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua para disa ditësh ti ke hapur një padi për të marrë vajzën pa firmën time, pse nuk tregon ralitetin aty?”