Balaj nuk është më një “BEKIM” për Vllazninë, shtërpësia e sulmuesit shqetëson klubin shkodran

Në Shkodër festuan firmën me Bekim Balajn, sikur titulli të ishte vendosur ekzaktësisht në atë moment. Ndoshta për faktin se kthehej një shkodran që me Vllazninë kishte lënë gjurmë të rëndësishme, para se të ndërtonte një karrierë jashtë, por gjërat nuk rezultuan fare ashtu si parashikohej.

Presidenti Xhaferri e bëri Balajn lojtarin më të paguar në Superiore, duke kërkuar një kapërcim në kualitet që po e pengonte skuadrën e Josës, në atë kohë, të mbyllte hendekun me dy kryeqytetaset në renditje. Me Sedloskin, asgjë nuk duket se ndryshoi, përvec faktit se tani kuqeblutë rrezikojnë edhe Europën. Bekim Balaj regjistron ndeshjen e 19 mes kampionatit e Kupës që nuk shënon dhe kjo mund të konsiderohet sindroma e vërtetë për sulmuesin shkodran e për vetë skuadrën madje.

Klubi shpresonte të kishte gjetur njeriun e golit, pasi në vitet e fundit nuk ishin bindur nga Dunga, Dilaver, Aralica, Kaina Nunes, por deri tani Balaj është larg nga të qenit Bekim në Shkodër dhe shenjën e vetme ka lënë penalltinë e shënuar në barazimin 1-1 kundër Partizanit, nëntë ndeshje më parë.

Çështja është se Vllaznia po e ndjen dhe shumë madje shterpësinë e Balaj. 32-vjeçari ka humbur takimet me golin në të gjitha ndeshjet e madje nëse në Shkodër i kanë larë duart me titullin, një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie edhe mbi të…

Related posts

“Gjithçka do të shkojë mirë”, Melos Bajrami i sigurt për një sukses ndaj Partizanit: Kemi mësuar nga gabimet, do bëj gjithçka që më kërkon trajneri

“Duhet të luajmë me zemër”, Bordin kërkesë tifozëve të Tiranës: Jeni më të mirët në Shqipëri, na mbështesni

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët