“Bajrami e bëri përsëri”/ UEFA i thur elozhe mesfushorit në rrjetet sociale pas golit me Republikën Çeke (FOTO)

by S.M

Nedim Bajrami ishte protagonisti kryesor i Shqipërisë në barazimin kundër Çekisë me supergolin e tij në minutën e 66’, që bëri që kuqezinjtë të dilnin me një pikë nga kjo transfertë.

Supergoli i tij duket se ka marrë dhe vëmendjen e UEFA-s, me vetë faqen e Europianit në “Instagram” që i thur elozhe mesfushorit kuqezi.

“Bajrami e bëri përsëri”, shkruan “EURO 2024” duke iu referuar dhe golave të mëparshëm të mesfushorit që luan me Sasuolon, i cili shkon kështu në kuotën e 3 golave në tre ndeshjet e fundit me Kombëtaren.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.