Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar detaje në lidhje me dëshminë që ka dhënë dje në Prokurorinë e Posaçme, Aishe Haklaj. Në një intervistë televizive, avokati tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, madje ajo u maskua për të mos u njohur, por sërish nuk ia doli që të kalonte pa u pikasur.
“U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur. Unë e mora në makinën time, por SPAK kishte marrë masat derisa të largohej. Ishte një organizim i përkryer. Edhe shtëpinë ku ka ndjenjur mbrëmë e kanë ruajtur. Sot është larguar,”- tha Beqiri.
Dje ajo erdhi në Shqipëri për të dëshmuar lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.