Dinamo bën përmbysjen mes “dhuratave”, Atletic D’Escaldes mposhtet në pjesën e dytë (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo fiton ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League kundër Atletic D’Escaldes me rezultatin 2-1. Një ndeshje ku ekipi dinamovit tregoi limite, megjithatë ia doli të përmbyste kundërshtarin që tregoi pak cilësi në fushë. Në minutën e 43′ Atletic D’Escaldes kaloi në avantazhme kapitenin Viera i cili shënoi me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit. Në pjesën e dytë, Dinamo fitoi shumë territor dhe pas disa mundësive, goli i barazimit do të vinte në minutën e 65′ me Baton Zabërgjan, sulmuesi përfitoi nga një gafë e portierit vendas, duke përshëndetur rrjetën.

Në minutën e 84′ trajneri Daja kryen dy zëvendësime duke larguar Vilën dhe Karambën e duke aktivizuar Beqjan dhe Qardakun, vetëm dy minuta nga aktivizimi i tij ky i fundit arrin të shënojë me prekjen e parë të topit. Rezultatin 1-2 i jep më tepër besim e shpresë Dinamos në kalimin e turit të tretë të Conference League.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.