Aston Villa e ka seriozisht për Ernest Muçin, klubi anglez dërgon ofertën e parë Besiktas-it

Ernest Muçi

Aston Villa është paraqitur sërish me një ofertë konkrete për Ernest Muçin, sulmuesin e Kombëtares që luan për Besiktas. Mediet në Turqi bëjnë me dije se klubi nga Birmingham është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit të sulmit që nga vera e këtij viti.

Te Villa i kanë ‘treguar derën’ Zaniolos dhe shohin te Muçi lojtarin ideal për golat e munguar. Te Besiktas nuk janë bindur nga oferta dhe shuma që kërkojnë për Muçin duhet të jetë 20 milionë euro.

Sulmuesi shqiptar u bashkuar me skuadrën turke në shkurt të këtij viti për 8 milionë euro nga Legia e Varshavës. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Besiktas, ekip për të cilin ka shënuar katër gola në 12 paraqitje.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)