Asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, Sylvinho drejt largimit nga stoli i Kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka rënë në radarët e disa klubeve në Europë.Mediet spanjolle raportojnë se loja e Shqipërisë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 ka bërë që puna e Sylvinho-s të tërheqë vëmendje.

Ndërsa i ka mbetur edhe një muaj nga përfundimi i kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit, braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin, që siç deklaroi para pak ditësh Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i është propozuar që gjatë muajit janar.

Duka, gjithashtu siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit, pasi vullneti për të vijuar bashkëpunimin është i dyanshëm.

Related posts

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’