Po refuzon çdo ofertë jashtë Italisë, Inter i soset durimi me Kristjan Asllanin

by KLIKOJE.AL

Interi është i mërzitur me Kristjan Asllani-n. “La Gazzetta dello Sport” raporton se zikaltërit janë të pakënaqur me refuzimet e shumta të mesfushorit të Kombëtares shqiptare për transferime jashtë vendit.

Lojtari, thuhet se deri më tani ka reaguar me vendosmëri, duke i mbyllur derën një transferimi në një vend tjetër: Real Betis, konkretisht, kishte trokitur në derën e klubit, duke paraqitur një ofertë që ishte e kënaqshme për të gjithë. Por Asllani e refuzoi.

Asllani dëshiron të qëndrojë në Serie A…

23-vjeçari po i mbyll veshët dhe nuk dëshiron të dëgjojë oferta nga vende të tjera, sepse qëllimi i tij është të vazhdojë aventurën e tij në Serie A. Por në Itali, ka pak klube që do të përmbushnin kërkesën e klubit zikaltër, e cila është rreth 15 milionë.

LEXO ME SHUME:Tirana mbeti pa kapiten pas largimit të Micit dhe Përgjonit, klubi vendos kujt do ia besojë shiritin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.