Askush nuk e priste! Futbollisti i Kastriotit i jep fund futbollit në moshën 25-vjeçare, do të largohet për në Angli

Armando Rami nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit .Mbrojtësi i ekipit krutan ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin, pasi 25-vjeçari ka vendosur të largohet për në Angli.

Një zgjedhje e çuditshme e mbrojtësit që konsiderohej një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, ku dhe shumë klube të Superiores, përfshirë edhe Skënderbeun kishin shprehur interesim për të.

Mësohet se lojtari me udhëtimin e tij në Angli mund t’i japë fund futbollit të luajtur. Kastrioti renditet në vendin e fundit në Kategorinë Superiore në kuotën e 32 pikëve.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës