“Dëshira ime ishte Dejvi Bregu”, Pollozhani pas rikthimit të Flamurtarit në Superiore: Do të forcojmë ekipin me lojtarët e akademisë

Artim Pollozhani

Artim Pollozhani, trajneri i Flamurtarit foli pas ndeshjes që ekipi kuqezi fitoi ndaj Vorës në transfertë me rezultatin 0-1. Një triumf që ngjit vlonjatët në Superiore pas 5 vitesh.

“Ky ekip është ndërtuar për Superiore, jam i lumtur që ia arritëm qëllimit. Në fund ka rëndësi që Flamurtari rikthehet në Superiore, asgjë nuk ka rëndësi.

Unë nuk kam kontratë, kemi marrëveshje me presidentin, nuk kemi folur për të ardhmen, veç të ngjitet Flamurtari pastaj do flasim. Prioriteti ka qenë që Flamurtari të ngjitet në Superiores.

E para, sigurisht që e kishim të rëndësishme dhe me Besën se mbyllnim kampionatin dhe nuk kishte nevojë për të dërguar në ndeshjen e fundit. Bëhet fjalë për një ekip që ka qenë në krye, me Besën dhe Vorën. Mendoj si Vora dhe ne e kemi merituar Superioren. Do analizohet ecuria e kampionatit. Kam qenë një ndër ato që është ndërtuar ky ekip, futbolli është proces. Flamurtari ka bërë kampionat të mirë, duhen parë kontratat dhe ofertat për ndonjë lojtar që mund të lëvizë. Do mendojmë që nesër për Superioren.

Unë isha në fillim, por futbolli është proces. Kur informacionet që duhet të marrësh i ke çfarë ke parë në televizor ose drejtpërdrejt është problem. Kemi bërë ndeshje të mirë me Besën, goli i parë nuk duhet t’i ndodhi askujt jo më portierit tonë. Mendoj se gjatë kësaj kohe kemi punuar nga ana psikologjike dhe fizike, këto nuk ndahen, janë bashkë. Duke pasur lojtarë me eksperiencë dhe duke ditur rëndësinë e ndeshjes, kjo ishte e fundit. E luajtëm jashtëzakonisht mirë, kishim ne dhe Vora raste.

Periudha e shkurtë që jam këtu, por kam parë 2-3 ndeshje të moshave, nëse do vazhdojmë, do afroj dy lojtarë që mendoj kanë cilësi brenda, për t’i afruar që të rriten me ekipin e parë, të ndjejnë presionin. Do i ndjekim në të ardhmen, është bërë punë e mirë me shtrimin e tapetit të ri. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të punojmë me akademinë.

Kemi një vlonjat në ekip, por i lënduar. Me shumë mundësi e dini që dëshira ime kush ishte në verë, Dejvi Bregu ishte dëshira ime. E kam takuar, por edhe atë e kuptoj”, u shpreh Artim Pollozhani për RTSH.

Related posts

Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares

1 comment

Superliga, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin në Vlorë (video) 20/04/2025 - 20:40
[…] LEXO ME SHUME:Dëshira ime ishte Dejvi Bregu, Pollozhani pas rikthimit të Flamurtarit në Superiore: Do të forco… […]

Comments are closed

Add Comment