Nëse keni qenë duke luftuar me fryrjen e barkut, nuk jeni vetëm! Për fat të mirë, dietologia e njohur Abbey Sharp, zbulon një këndvështrim të ri dhe tejet befasues për shkaqet e fryrjes së barkut. Ju njohim më poshtë me këtë shkak të pazakontë.
Përse ndiheni të fryrë?
“Arsyeja e vërtetë që ndiheni të fryrë mund të jetë sepse nuk po konsumoni mjaftueshëm ushqim”, thotë Sharp. Sipas saj të konsumosh mjaftueshëm ushqim, mund të rregullojë përfundimisht problemet tuaja të tretjes. Ju mund të pyesni veten se si është e mundur kjo, veçanërisht kur mund të keni dëgjuar se ngrënia e tepërt shkakton fryrje.
Si mund të largoni fryrjen?
Sipas ekspertëve të shëndetit, privimi i trupit tuaj nga lëndët ushqyese dhe kaloritë e nevojshme, mund të shkaktojë një përgjigje stresi në sistemin tuaj tretës. Kjo çon në një ndjenjë të pakëndshme fryrje dhe simptoma të tjera të shqetësimeve gastrointestinale.
Mekanizmi natyror mbrojtës i trupit tuaj e interpreton mungesën e ushqimit si një shenjë për të kursyer energji, duke ngadalësuar potencialisht tretjen dhe duke shkaktuar fryrje. Sindroma e zorrës së irrituar dhe çrregullimet e të ngrënit janë një sëmundje shumë e zakonshme.
Kufizimi i kalorive mund të shkaktojë atrofi të organeve të tretjes, gjë që mund të çojë në kapsllëk, fryrje dhe lëvizshmëri të dobët të zorrëve. Gjithashtu mos ngrënia e ushqimeve të shumëllojshme mund të prishë ekuilibrin e baktereve.
Një tjetër arsye e zakonshme për fryrjen e barkut është konsumi i lartë i ushqimeve të pasura me fibra dhe pa lëndë ushqyese të tjera që janë të domosdoshme për tretjen. Po ashtu, përtypja e çamçakëzit ose konusmi i pijeve të gazuara mund të bëjë që të gëlltisni një sasi të madhe të ajrit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë.
Ndryshe nga çfarë besohet, ushqyerja e pamjaftueshme ose e çrregullt mund të shkaktojë shqetësime të tretjes dhe fryrje të barkut. Gjithashtu theksojmë rëndësinë e të ngrënit mjaftueshëm ushqim dhe të jeni të kujdesshëm për marrjen e fibrave që ndihmojnë në largimin e fryrjes.