Në Shkodër merkaton e bëjnë lëmsh, Arsid Kruja erdhi me bujë por largohet me shumë pakënaqësi

by KLIKOJE.AL

Arsid Kruja u prezantua më 30 maj nga Vllaznia, duke qenë afrimi i parë i kësaj vere. Mbrojtësi shkodran, i cili mori dhe çmimin si mbrojtësi i djathtë më i mirë i sezonit të shkuar nga FSHF, zbarkoi në vendlindje si i shumë i dëshiruar, por siç mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, kuqeblutë njoftuan largimin e 32-vjeçarit 78 ditë pas prezantimit.

4 ndeshje në Europë dhe më pas i treguan derën, më pak se një javë nga nisja e sezonit. Klubi i ka kërkuar largimin, duke e befasuar në një kohë kur një pjesë e mirë e ekipeve janë kompletuar, dhe mbi të gjitha i ka lënë vetëm një hapësirë transferimi deri verën tjetër (pra nëse gjen skuadër gjatë këtyre dy javëve nuk mund të lëvizë më deri në qershorin e vitit që vjen).

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një arsye nga klubi shkodran, mësohet se ka pasur mosmarrëveshje mes trajnerit dhe Arsid Kruja-s për rendimentin, i cili ka mbetur i shtangur nga largimi, aq më shumë që opsioni i vetëm ishte te qëndronte tek Vllaznia, por pa luajtur më titullar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.