Arrestohet ish-Miss SHBA, rrahu të dashurin me zinxhir qeni

Një nga ish-Misset e  SHBA-së po përballet me dy akuza sulmi, pasi ka rrahur mizorisht ish-të dashurin e saj me zinxhirin e qenit, duke i thyer hundën.

34 vjeçarja Brittany Nicole Poteet, u ndalua nga policia e Sydney, Australi pasi kishte sulmuar 43-vjeçarin me zinxhirin e metaltë duke i thyer hundën e duke i lënë prerje të thella në kurriz.

Ajo ishte zhvendosur nga Virginia në Australi gjashtë vjet më parë për të punuar si koordinatore eventesh dhe ka performuar gjithashtu në kampionatin e mundjes Kingdom Wrestling Entertainment.

Në vitin 2012, Poteet fitoi titullin Miss USA, por u detyrua më vonë ta dorëzonte atë për arsye se postoi në rrjetet sociale një foto të sajën me mbishkrimin “Miss alkoolikja SHBA”.

Ndërsa, pesë vite më vonë, ajo ishte përsëri në faqet e para të gazetave pasi kishte abuzuar me shokun e saj të dhomës që ishte homoseksual.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën