Arrestohen bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkan/ Sekuestrohen armë, eksplozivë e shuma të majme parash, EUROPOL jep lajmin e bujshëm!

by KLIKOJE.AL

Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL njoftoi ditën e djeshme një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika, i cili ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.

Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Times publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky-ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë.

Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut. Në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta. EUROPOL-i tha se rezultati i bastisjeve ishte: 13 arrestime u kryen në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë; u kryen 35 kontrolle në shtëpi. Njoftimi i EUROPOL-it gjithashtu tregon se gjatë bastisjeve janë konfiskuar “15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të gatshme. EUROPOL-i thotë se janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes. Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.