Analisti i njohur Arjan Curri ka komentuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai tha se drejtësia po përdoret për të goditur dhe nxjerrë nga skena politike njerëz që nuk i do “superfuqia”, pra SHBA-të.
Komenti i Currit:
“Në fund pastaj kur bie nga pushteti… Me anë të këtyre ministrave ndoshta duan të shantazhojnë edhe kryeministrin. Duam të dimë ne si përfaqësues të opinionit publik, cila është e vërteta e reformës në drejtësi? A është kjo drejtësi e re dhe kjo reformë, në favor të interesit të publikut shqiptar, apo bëhet për të dënuar ndonjërin, për ndonjë unazë apo kostum?
Ta zëmë se i mori, kjo nuk është asgjë. Gjithë këto miliona të hedhura, prokurori, OPGJ, BKH, CIA, NASA, etj dhe në fund nuk arrijnë dot të provojnë as minimalen e minimales së fajësisë së tij, por e dënojnë për shpërdorim detyrë që është thes i pafund në gjuhën e juristëve”, tha Curri.