Armando Cungu ende nuk e ke gjetur “kurën” fituese te Laçi, kërkohet kthesa ndaj Erzenit

Laçi po kalon një moment të vështirë në kampionat. Ekipi kurbinas nuk fiton prej 9 ndeshjesh duke përfshirë edhe ndeshjen e fundit në Kupë kundër Egnatias. Momentalisht vendi i 7-të në renditje dhe shumë larg pretendimeve. Duket se as trajneri Armando Cungu nuk po e gjen “kurën” fituese të skuadrës.

Me dy ndeshje në pankinë ka pësuar dy humbje. Tani është momenti që skuadra të reagojë dhe për ta bërë këtë duhet të marrë pikë ndaj Erzenit, takim qe do të luhet në fundjavë, në stadiumin e Rrogozhinës. Për këtë sfidë trajneri shkodran nuk ka të gatshëm mesfushorin Klinti Qato, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

Një mungesë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një titullar. Megjithatë, për kurbinasit nuk ka asnjë justifikim. Fitorja ndaj Erzenit, një ndeshje që luhet në fushë asnjanëse, është detyrim për Laçin, duke ditur momentin delikat. Nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, ky 90-minutësh mund të konsiderohet jetik për fatet e sezonit.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League