Debutoi me fanellën e Burnley-t dhe luajti për 63 minuta, trajneri flet për Armando Brojën: Ka nevojë për më shumë minuta

Armando Broja

Armando Broja e nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derby County. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që në minutën e katërt të takimit, shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit. Armando Broja luajti për 63 minuta, duke ndjerë disi lodhjen fizike.

Takimi përfundoi 2-1 dhe Burnley kalon në raundin tjetër. Në fund të ndeshjes, trajneri Scott Parker foli për ndeshjen por edhe për paraqitjen e sulmuesit shqiptar: “Nuk mendoj se sonte isjhte prova e vërtetë për të gjykuar apo vlerësuar.Ai ka nevojë për minuta sepse ka qenë jashtë për shumë kohë. Ai është pjesë e skuadrës sonë dhe për ndoshta dy javë e gjysmë ose më tepër i duhen disa minuta më shumë në këmbë. Edhe kjo është stërvitje, kështu që do të jemi bashkë me të.

LEXO ME SHUME:Nedim Bajrami larg Rangers, klubi italian synon transferimin e mesfushorit

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)