Argjentinë, vjen peticioni i pazakontë, tifozët kërkojnë të ndajnë futbollistin nga e dashura. Zbulohet arsyeja

by KLIKOJE.AL

Një peticion online, mblodhi më shumë se 20,000 nënshkrime në vetëm pak orë, duhet të bindë Julian Alvarez të braktisë të fejuarën e tij, Maria Emilia Ferrero. Në Argjentinë, sulmuesi i ri i Manchester City gëzon një popullaritet të madh. Kjo gjë është rritur në mënyrë dramatike pas Botërorit të madh të luajtur në Katar me Albiceleste. I nisur si rezervë e Lautaro Martinez, Alvarez krijuar hapësirën falë paraqitjeve të shkëlqyera. Lojtari i City u bë titullar i përhershëm në skuadrën e Scalonit duke shënuar edhe 4 gola. Nga ana tjetër, e dashura e tij përfundoi mes polemikave të bujshme pas një episodi të ndodhur në prag të Krishtlindjeve.

Më 24 dhjetor, Julian Alvarez dhe Emilia kishin shkuar në Calachin për të festuar me familjen e sulmuesit. Rrugës ata u ndaluan nga një grup fëmijësh, të cilët nisën të kërkonin autografe dhe selfie. Skenën po e filmonin vetëm prindërit e fëmijëve. Megjithatë, Emilia u kthye shumë shpër ndaj grupit: “Djema, tani mjaft. Fotoja e fundit dhe më pas duhet të ikim”. Me pak fjalë, vajza ia preu shkurt duke zhgënjyer në radhë të parë fëmijët. Por video e postuar indinjoi gjithë rrjetin social që fillimisht e kritikoi ashpër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.