Ardit Krymi “spiunon” BATE-n te Partizani, mesfushori tregon problemete skuadrës: “Pika më e dobët është…”

Partizani sfidon bjellorusët e BATE Borisov për llogari të raundit të parë të Champions League. Nëse është dikush, që e njeh më mirë këtë rival të të kuqve, ai quhet Ardit Krymi. Ish-mesfushori i Vllaznisë, prej më shumë se një viti, është pjesë e skuadrës së Shaktar Soligorsk, e cila vjet doli kampione, por një dënim për trukime e la jashtë Europës. Mesfushori e sheh Baten të barabartë me Partizanin.

“BATE nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, sepse në të shkuarën ka shkuar në grupe dhe ka bërë historinë në Europë. Ka pasur lojtarë shumë të mirë. Mendoj se duhet të luajë me patjetër në grup, shumë të mbledhur.

Sulmin e ka më të mirë Partizani dhe mendoj se pika e dobët e BATE-s është mbrojtja. Para dy javësh humbi edhe finalen e Kupës, kështu që mendoj se ka një shans të mirë Partizani për t’ia dalë.” Përfunon mesfushori.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)