Ardian Nuhiu me “dorë të hekurt”, mbyll dyert për mediat dhe përjashton 4 lojtarë ndaj Teutës

Ardian Nuhiu

Tirana ka bërë një zgjedhje surprizë përpara ndeshjes ndaj Teutës. Trajneri Ardian Nuhiu nuk ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillohet ditën e shtunë. Ky vendim vjen për shkak se tekniku kërkon përqendrim maksimal, duke shpresuar që plani i tij të rikthejë ekipin në ritmin e duhur.

Për këtë përballje, Ardian Nuhiu nuk ka grumbulluar  sulmuesin spanjoll Fernandez, mbrojtësin grek Valerianos, Dembelen dhe mesfushorin Soler, duke përmendur edhe Patsatsian i cili prej javësh nuk preferohet nga Nuhiu.

Ndeshja me Teutën vjen në një moment ku Tirana ka nevojë patjetër për pikë, kampionët e së kaluarës kanë fituar vetëm një ndeshje këtë sezon, duke humbur shumë terren dhe duke shfaqur problem në repartet kyçe të skuadrës.

LEXO ME SHUME:“Doja të fitoja 3-0 për hakmarrje”, Kërnaja ironizon Tiranën: Nuk është ekip agresiv, e kisha studiuar mirë

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)