81
Tirana ka bërë një zgjedhje surprizë përpara ndeshjes ndaj Teutës. Trajneri Ardian Nuhiu nuk ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillohet ditën e shtunë. Ky vendim vjen për shkak se tekniku kërkon përqendrim maksimal, duke shpresuar që plani i tij të rikthejë ekipin në ritmin e duhur.
Për këtë përballje, Ardian Nuhiu nuk ka grumbulluar sulmuesin spanjoll Fernandez, mbrojtësin grek Valerianos, Dembelen dhe mesfushorin Soler, duke përmendur edhe Patsatsian i cili prej javësh nuk preferohet nga Nuhiu.
Ndeshja me Teutën vjen në një moment ku Tirana ka nevojë patjetër për pikë, kampionët e së kaluarës kanë fituar vetëm një ndeshje këtë sezon, duke humbur shumë terren dhe duke shfaqur problem në repartet kyçe të skuadrës.