Kishte akord me Tiranën, si babai i Zejnullait prishi marrëveshjen

by S.M

Arbin Zejnullai është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Mesfushori përpara transferimit në kampionatin maqedonas, kishte një akord paraprak me ekipin e Tiranës.

Lojtari kishte rënë dakord për kushtet ekonomike dhe ishte gati drejt firmës, por ajo që e pengoi lojtarin të transferohej në kryeqytet ishte babai i lojtarit i cili frenoi gjithçka, pasi zhvilloi një takim me drejtuesit e Shkëndijes dhe mjaftoi vetëm fjala e dhënë dhe një shtrëngim duarsh që lojtari të rikthehej edhe një herë të Shkëndija e Tetovës.

Kështu, Shkëndija bëhet akoma më e fortë me Arbin Zejnullai-n, duke rikthyer “djalin e shtëpisë”. Tashmë ekipi tetovar ka një aset të çmuar në organikë, para ndeshjes së Champions League me Steaua Bukuresht, e cila është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese. Kujtojmë se Zejnullai ishte mjaft i kërkuar edhe në Superiore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.