Arbër Abilaliaj “masakrohet” në rrjetet sociale. Dinamo ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në derbin e javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u vendos nga një gol i Baton Zabërgjës në minutën e 59′, pas një gabimi të portierit Pano Qirko, i cili i dha mundësinë sulmuesit dinamovit të shënonte. Partizani humbi edhe penalltinë e parë të sezonit, të fituar në javën e 31 të kampionatit.
Partizani pati mundësinë të shpëtonte një pikë në minutën e 95′, kur u akordua një penallti në favor të tij pas një faulli ndaj Bintsouka. Megjithatë, Domgjoni nuk arriti të shndërronte në gol këtë rast të artë, duke i lënë të kuqtë të dalin duarbosh nga sfida. Arbër Abilaliaj, tekniku i të kuqve, ka sqaruar edhe përse penalltia u godit nga Domgjoni: “Të them të drejtën edhe pse nuk marrim penallti, godasim në stërvitje. Pas kaq shumë kohësh marrim një penallti në favor, gjuajtësit janë të parapërcaktuar. Kur nuk është Taipi, gjuan Mehmeti, kur s’është Mehmeti, e bën Domgjoni. Nuk është se Bintsouka shquhet për penallti. Dëshira është një gjë, por aftësia diçka tjetër”.
Dinamo, humbja e këtij derbi e vështirëson më tej situatën për skuadrën e Arbër Abilaliajn, e cila do të duhet të luftojë fort në javët e mbetura për të ruajtur pozitat e saj në renditje dhe për të siguruar një vend në fazën finale të kampionatit. Me këtë rezultat, Dinamo barazon në pikë me Egnatian në krye të tabelës, duke e çuar kuotën në 54 pikë. Nga ana tjetër, Partizani rrezikon seriozisht pozitën e katërt, pasi me 44 pikë ka vetëm një diferencë prej katër pikësh nga Elbasani, i cili po ndjek nga pas me synimin për t’u futur në zonën e Final 4.
Në faqen zyrtare në Facebook të Partizanit, shumë komente janë shfaqur kundër kryesisë së klubit dhe trajnerit Arbër Abilaliaj, i cili njëkohësisht ka bërë merkaton e klubit kryeqytetas.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Humbja në derbi ndaj Dinamos, faqja e Partizanit “masakrohet” me komente: TURP!… […]
Comments are closed