Aqif Rakipi “përplas” socialistët/ Zbardhen debatet në Grupin Parlamentar

by KLIKOJE.AL

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua çështja “Rakipi”, duket se është shoqëruar me përplasje mes deputetëve.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ai i cili ka dalë kundër vendimit të socialistëve për të mos shkarkuar Orlando Rakipin.

Sipas mediave me titra, Balla ka kërkuar shkarkimin e Rakipit, duke thënë se respekton vendimin e SHBA.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, ka deklaruar Balla.

Ndërkohë, kujtojmë se ish-deputeti socialist Aqif Rakipi u sanksionua nga Thesari i Shtetit në SHBA, ndërsa djali i tij, Orlando Rakipi është aktualisht deputet i PS-së në Parlament.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.