Nuk luajti ndaj Polonisë, Anis Mehmeti flet qartë: Jam i mërzitur, por është krenari të grumbullohem në Kombëtare!

Anis Mehmeti

Pas eliminimit nga “play-off” i Botërorit si pasojë e humbjes 2-1 në Vrashavë përballë Polonisë, Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën e 31 marsit një sfidë miqësore në Valencia, përballë Ukrainës. Në prag të këtij dueli foli edhe sulmuesi Anis Mehmeti, i cili nuk mori asnjë minutë përballë polakëve.

“Normalisht që jemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në çdo moment.

Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, tha Anis Mehmeti.

Related posts

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)

Alarm për Dinamon! Elbasani vjen i ‘frikshëm’ në sfidën e fundjavës

Problemet financiare “shpërthejnë” te Tirana, vjen largimi i radhës (FOTO)