Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Andorra

Andorra-Shqipëri do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin Sergio Moreno në radhët e ekipit vendas. Futbollisti, i cili pas dy javësh feston 38-vjetorin, ka vendosur ta mbyllë etapën e tij me përfaqësuesen, me të cilën ka luajtur deri tani 76 ndeshje, të parën kur ishte vetëm 16-vjeçar.

“Ka kaluar kohë që nga ajo ditë kur debutova kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç në Peralada kundër Kinës. Koha fluturon, apo jo? Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që sot do të isha këtu duke dhënë një konferencë për shtyp për t’i thënë përgjithmonë lamtumirë ekipit kombëtar që është shtëpia ime. Duke mbrojtur vendin tënd në të gjithë Europën, sepse është një kënaqësi, është një krenari, është një privilegj. Dhe mirë, e di që nuk do ta bëj më kurrë”, tha ai duke mos mbajtur më lotët para gazetarëve.

“Shpresoj të jap më të mirën nga vetja, dhe shpresoj të jetë me një rezultat pozitiv. Do të ishte madhështore nëse mbyllet gjithçka me të”, tha Moreno. Andorra-Shqipëri do të luhet sot në oren 20:45.

Related posts

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar