Andi refuzon të marrë pjesë në “Përputhen”/ Tea nxjerr mesazhet me të

Andi prej një jave ka munguar në “Përputhen” e ndonëse në fillim u tha se shkak ishte bërë një problem shëndetësor, arsyeja duket më tepër se kaq.

Puntatën e sotme Bora Zemani e nisi duke deklaruar se Andi ka refuzuar të komunikojë me produksionin duke mos treguar as nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e programit apo jo.

Ndërkohë Tea tregoi mesazhet që ka shkëmbyer me Andin duke  zbuluar se ai ka hatërmbetje me produksionin.

“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes WhatsApp-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”-tha Tea.

Teksa Andi qëndron në heshtje dhe nuk bën asnjë deklaratë publike, na mbetet të presim për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Burimi: revistawho.com

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)