Amir Rrahmani shfaqet si goleador, mbrojtësi i Napolit shënon në “derbin e shqiptarëve” (video)

by KLIKOJE.AL

Amir Rrahmani ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij, Napoli po luan në transfertë përballë Sassuolos. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Serie A, po udhëhiqet nga napolitanët me rezultatin 1-2.

Teksa ishte pikërisht kapiteni i përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e parë për të tijët, që nisi edhe përmbysjen. Pas një topi të marrë nga Anguissa, goditja e Rrahmanit në minutën e 29’ rezultoi e saktë dhe topi shkoi në fundin e rrjetës.

Përveç Rrahmanit, një tjetër shqiptar është në fushë. Nedim Bajrami është gjithashtu titullar, por me fanellën e Sassuolos.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.