Alma Kaçi thyen heshtjen për herë të parë, tregon arysen pse regjistroi Safet Gjicin në momente intime (video)

Alma Kaçi dha për herë të parë alibinë e saj për prapaskenat e filmimit të skenave intime në zyrën e Safet Gjicit. Në një intervistë për Oranews që mund ta shihni KETU, Kaçi tha se qëllimi i saj ishte për të diskretituar një titullar që abuzonte me detyrën.

“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit” tha Kaçi.

Gjatë intervistës ajo gjithsesi ka lënë të paqartë se kush e nxiti të filmojë Safet Gjicin, nëse ka punuar për një media të caktuar apo për persona të tjerë që kërkonin diskretitimin e kryebashkiakut të Kukësit.

“Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul” tha Kaçi, që tenton të shfaqet si një gazetare e infiltruar, por pa dhënë asnjë provë apo detaj të mëtejshëm.

Kaçi prej gati 4 muajsh po përballet me dy sfida në jete atë më drejtësinë dhe me përballjen me opinionin publik.

Kërkon që nga kjo vorbull reagimesh të mbajë larg djalin e mitur.

Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet socialeJam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse s’mendove për fëmijën, andej këtej. Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç, klasa e gjashtë, një nxënës ekselent dhe kjo më vret më tepër. Me anë ligjorë jemi divorcuar prej 6 vitesh, kurse kshtu, që kur djali ka qenë 2 muajsh. I ati nuk ka qenë këtu, ka krijuar një familje tjetër. Jetesa këtu dihet, kam punuar, puno sot, ha sot, jetesa këtu dihet.

Unë këtu jetoj me qera, pronari i shtëpisë që kur mori vesh këtë skandal, u tremb, jo do më vënë bombë te dera, jo kështu.

Ka prerë dritat dhe ujin si presion që unë të largohem, pavarësisht pagesat kanë qenë të rregullta. Mami vjen vetëm sa mbush ujë që na ndihmon dhe ikën te njerëzit e vetë. Unë jetoj vetëm me djalin, pa drita pa ujë prej 3 muajsh. Shkon djali karikon elektrikët nëpër lokale dhe… Nuk kam asnjë lloj mbështetjeje.

Nuk më takon mua të bëj denoncime. E vetmja gjë që mendoj është që ishalla që fëmija më vjen mirë në shtëpi. Kur nuk je mirë psikologjikisht, nuk mund të bësh projekte për të ardhmen. I drejtohem drejtësisë, që të mos më privohet e drejta e fëmijës sim”, është shprehur Kaçi.

Thirrja e vetme e ALMA K., siç u bë e njohur është që të bëhët drejtësi.

Alma Kaçi: “I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë” ka thënë ajo për Oranews.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare