3
Zamiq Alijev nuk do të transferohet te Veres në Ukrainë. Egnatia është tërhequr nga negociatat siç raportohet jashtë Shqipërisë. Alijev shfaqet si alternativë e rëndësishme për Egnatian në Conference League.
Mbrojtësi ishte titullar ndaj Dinamo Minsk, ndërsa rrogozhinasit fituan 0 me 2. Kështu pritet të aktivizohet edhe në vazhdim. Duke qenë se alternativat nuk janë të shumta në skuadrën e Edlir Tetovës, është preferuar qëndrimi i tij. Egnatia do të përballet me Dinamo Minsk të enjten. Sfida e kthimit në Rrogozhinë do të vendosë se cila prej skuadrave shkon në turin e tretë të Conference League.