950
Partizani reagoi pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, duke fituar në kampionat. Skuadra e Orges Shehit triumfoi 0-4 në Rrogozhinë përballë Erzenit.Cara, Mba, Atanaskoskit dhe Bintsuka shënuan për Partizanin.
Me golin e sulmuesit, pati një revoltë nga ana e trajnerit të Erzenit, Alfred Deliallisi i cili në distancë pati një komunikim të ashpër me një nga tifozët që ishte në stadium. Nuk është një moment i mirë për Erzenin që renditet në vendin e parafundit dhe tani po lufton fort për të mbijetuar.