Alen Sherri te Cagliari, 300 mijë euro në arkat e Egnatias, klubi ruan përqindjen e kartonit

Alen Sherri është prezantuar te Cagliari, me portierin shqiptar që nis kështu një aventurë të re në Serie A. Një hap i rëndësishëm në karrierën e 26-vjeçarit, i cili me italianët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ku do të mbaj veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.

Gardiani i portës largohet nga Egnatia si kampion, ku me rrogozhinasit ia doli të fitojë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Sigurisht nga ky transferim ka mbushur “arkat” edhe klubi rrogozhinas.

Kështu me kalimin e Sherrit në Serie A, plot 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e rrogozhinasve. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit të lojtarit.  10% e kartonit të lojtarit është mbajtur nga kreu i Egnatias, që në rast se Cagliari do të rishesë Sherrin në të ardhmen, atëherë klubi rrogozhinasit do të përfitonte sërish nga kampioni i tyre.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana