Alen Sherri ka pësuar një dëmtim horror sot. Frosinone po përballej me Monzën në Kupën e Italisë, ndërsa në minutën e 80-të portieri shqiptar u godit në tentativë për të larguar topin.
Pasi mori ndihmën e stafit mjekësor, u nevojit menjëherë zëvendësim i tij. Kështu Alen Sherri la fushën e blertë në ndeshjen ku debutoi.
Te Frosinone është i huazuar nga Cagliari. Klubi i Seria B gëzon të drejtën e blerjes së kartonit në fundin e këtij sezoni.
KALIMI NGA EGNATIA TE CAGLIARI
Kështu me kalimin e Sherrit te Cagliari, plot 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e rrogozhinasve. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit të lojtarit. 10% e kartonit të lojtarit është mbajtur nga kreu i Egnatias, që në rast se Cagliari do të rishesë Sherrin në të ardhmen, atëherë klubi rrogozhinasit do të përfitonte sërish nga kampioni i tyre.