Tashmë edhe zyrtarisht Albi Doka do të jetë trajneri më i ri i Ujpest në kampionatin hungarez. Mbrojtësi shqiptar nis kështu një aventurë të re në Hungari, teksa largohet nga Tirana.
Doka ditën e sotme iu nënshtrua edhe vizitave mjekësore. Sapo kaloi me sukses testet mjekësorë ai ka firmosur kontratë me Ujpest, me këtë të fundit që i uron mirëseardhjen lojtarit.
“Konfirmohet transferimi i mbrojtësit të djathtë. Albi Doka iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësorë dhe më pas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Mirë se vini te Ujpest”, ka shkruar klbi hungarez.
26-vjeçari te skuadra hungareze do të mbajë veshur fanelën me numrin 2.Klubi i Tiranës do të përfitojë 50 mijë euro nga shitja e Albi Dokës. Një tjetër likuiditet i rëndësishëm si një frymëmarrje për arkat e Tiranës, që ndërkohë rrudh ndjeshëm organikën, me të cilën këtë sezon duhet të synonte titullin.