Vllaznia ka përplasje me Bashkinë Shkodër përsa i përket përdorimit të stadiumit “Loro Boriçi”. Për këtë ka folur vetë presidenti Alban Xhaferi.Pa dijeninë e zyrtarëve të Vllaznisë, në sallën e konferencës në “Loro Boriçi” kanë zbarkuar drejtori i Drejtorisë së Kulturës z. Pandi Laço si dhe Drejtoresha e Kulturës, znj.Sara Smaja, zyrtarë të Bashkisë Shkodër.
Në mungesë të dijenisë për këtë zhvillim, Alban Xhaferi u ka kërkuar prezantim dhe një autorizim për një çështje të tillë, por personat në fjalë janë përgjigjur në mënyrë të duhur. Klubi i Vllaznisë tashmë ndaj tyre ka ngritur një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” .
DEKLARATA E ALBAN XHAFERIT
“Rrezikojmë ndeshjet e Kupave të Europës, edhe të kampionatit për ti zhvilluar në Shkodër. Vllaznia është më e vjetër se Bashkia Shkodër, është emblema e këtij qyteti dhe ndoshta për herë të parë do të jemi të detyruar ti luajmë ndeshjet në Tiranë ose në qytet tjetër. Ne kemi një marrëveshje me Bashkinë për përdorimin të cilën mundohemi ta respektojmë sepse është në një ndër kriteret e licensimit, klubi duhet të ketë stadiumin. Kjo është shtëpia e shkodranëve, e tifozërisë nuk është e imja. Jam në emër të Vllaznisë, jo të privatit.
Disa segmente në Bashkinë Shkodër nuk e dijnë dhe nuk e kuptojnë vlerën e Vllaznisë, nëse stadiumin duan ta bëjnë tallava, të bëjnë koncerte. Stadiumi nuk duhet të ndërrojë destinacionin, nëse duhet ndërruar, duhet folur me Federatën, me UEFA-n. Jam i surprizuar, nuk kam asnjë informacion. Ne kishim planifikuar një miqësore me Deçiç më datë 21 qershor, por tani me sa mora informacion, do luajmë atje, a diçka duhet bërë.”