Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës/ Reagon me shpejtësi policia dhe zbardh detajet

by KLIKOJE.AL

Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht pas një alarmi për bombë.

Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt, ndërsa ekipet janë në terren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. 

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.