Britania e Madhe ka ngritur alarmin në vend, pas një sërë raportimesh nga të mitur për sulme skesuale.
Sipas mediave vendase, fillimisht dy vajza të moshës 10 dhe 11 vjeç denoncuan se u sulmuan seksualisht teksa ndodheshin në një plazh në Bournmouth. Oficerët u thirrën në orën 15:45 për të raportuar se një burrë i kishte prekur vajzat në mënyrë të papërshtatshme ndërsa ato po notonin pranë bregut.
Nga ana tjetër, vetëm dy javë më parë, një djalë 17-vjeçar kishte denoncuar një rast të ngjashëm.
Ndërkohë, më herët muajin e kaluar, një 15-vjeçare akuzoi një 19-vjeçar se e kishte abuzuar seksualisht, teksa pranë tyre kishte dhe pushues të tjerë të cilët nuk reaguan.
Policia ka reaguar duke njoftuar se një grup burrash janë nën hetim, dhe paraprakisht dyshohet se ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të kryer sulmet.