Patrice Evra nuk ngurron ta thotë mendimin e tij hapur, pa asnjë kompleks. Këtë linjë ruan edhe në qëndrimin e radhës, kësaj here mbi “Topin e Artë” të vitit 2021, që shkoi për herë të shtatë në karrierë te Lionel Messi. Ish-futbollisti i Manchester United dhe Juventusit kundërshtoi edhe çmimin “Yashin”, i cili shkoi për Donnarumma. Ja deklarata e francezit, bërë përmes një videoje në Instagram:
“Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Njerëzit e ‘France Football’ duhej të shpiknin një trofe për të, sepse janë fajtorë. Ata e dinë se ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë. Njerëzit e lirë duhet ta thonë hapur se kush e meriton një çmim dhe kush jo. Të gjithë shkruajnë në komente: grabitje, grabitje, grabitje.
Njerëzit nuk janë dakord me këtë çmim. Jam i sigurt, nëse do të bëja një sondazh se kush duhet ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ mes Messit dhe Lewandowskit, do të dominonte polaku. Cili është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t’i dëgjoni ata dhe t’iu jepni disa shpjegime.
Më thonë se kam humbur tri finale të Ligës së Kampionëve kundër Messit dhe prandaj e urrej atë, por nuk është kështu. Nuk duhet të mos respektojmë Barcelonën, sepse kam humbur finalet kundër Barcelonës. Xavi dhe Iniesta do ta kishin merituar ‘Topin e Artë’, por ai iu dha Messit. Njerëzit gjithashtu thonë: Cristiano është miku yt, prandaj e urren Messi-n.
Nuk dua të flas me ju djema, nëse nuk më pelqeni mua. Nuk më intereson, mendja juaj nuk është mjaft e hapur. Ju jeni të përqendruar vetëm te dashuria për lojtarin e preferuar. Nëse e doni dikë e mbroni, kështu që nuk e merrni si duhet mesazhin tim. Mesazhi im është kundër korrupsionit të organizuar masiv në futboll. Messi ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por Lewandowski ka qenë më i miri këtë vit dhe të kaluarin.
Ajo që më pëlqen te Messi është se ai ‘vret’ jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Messi mori ‘Topin e Artë’ dhe i tha Lewandowskit: Robert, duhet të ta japin trofeun, e ke merituar vitin e kaluar. Po këtë vit, Leo? Djema, hapni sytë. ‘France Football’, ne kemi nevojë për përgjigje. Robert, më vjen keq që të grabitën përsëri.
I padrejtë m’u duk edhe çmimi “Yashin” për Donnarumma dhe jo portierin e Chelsea. Nuk shkoi tek ai, sepse është afrikan. Afrika ka pasur gjithmonë një vend të vogël, por për fat të mirë gjërat po ndryshojnë”