Aktorja Delinda Disha rrëfehet me lot në sy/ Zbulon si e përjetoi djali i madh humbjen e binjakëve: Mezi i priste, kur e mori vesh tha…

by KLIKOJE.AL

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, ka folur për jetën e saj si nënë, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë djali, pas humbjes së binjakëve.

Në lidhje me këtë të fundit, ajo ka përshkruar sesi e ka pritur lajmin e trishtë djali i madh, Dasantini, duke thënë se është ndjerë keq.

Për ardhjen në jetë të djalit të vogël, Delina tha për “Jo vetëm modë”, se në fillim iu duk se i kishte humbur vëmendja, por tani jo më.

Orinda Huta: Si e ka ndjerë Dasantini?

Delinda Disha: Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë”. Të gjitha lodrat e mia i kam për ty.

Huta: Dasantianit i duket sikur i ka ikur vëmendja tani që ka ardhur në jetë vëllai i tij?

Delinda Disha: Në fillim pak, por jo. Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë, që ta ndjente xhelozinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.