Vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe në kryeqytet nga kampi socialist duket se kandidatura do të jetë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, i cili kërkon mandatin e tretë radhazi. Si duket në garë përballë Veliajt do të jetë edhe aktori i humorit Julian Deda.
Ideja apo më mirë të themi vetëshpallja e aktorit është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pas protestës së opozitës me 7 korrik të ketij viti.
“Sa shumë ishim në protestë. Kur ke hall, kur je i shqetësuar për të ardhmen dhe sidomos kur të ndizet një dritë shprese, nuk pyet për vapën. Duhet me i ndez motorrat me e parandalu këtë të keqe”, ka shkruar Deda.
Në prill të këtij viti, Juli u shpreh mjaft serioz se do të angazhohet për të sfiduar Erion Veliajn në Bashkinë Tiranë.
Kujtojmë që në protestën e javës së shkuar, Julian Deda u shfaq në protestë krah djalit të ish-kryeministri Berisha, Shkëlzen Berisha.