Aksidenti fatal në Greqi/ Ja kush janë anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën (FOTO)

Një aksident ndodhi ditën e djeshme në Greqi, si pasojë e të cilit humbën jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ndodhi në aksin Xyniada-Koromilia, në Domokos, ku makina me të cilën lëvizte familja shqiptare u përplas kokë më kokë me një cisternë.

Shoferi 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza 22-vjeçare, të gjithë me kombësi shqiptare, u nxorën të pajetë nga makina. I vetmi i mbijetuar është djali 17-vjeçar i çiftit, i cili u transportua në spital pas përplasjes.

“Ora News” ka publikuar foton e familjes shqiptare të përfshirë në aksident.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën