Aksident TRAGJIK! U përplas nga furgoni në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë 4-vjeçari! Arrestohet shoferi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos. Sipas hetimeve paraprake, shoferi humbi kontrollin e furgonit, duke dalë nga rruga dhe goditur të miturin.

Fëmija u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme mbi rrethanat e aksidentit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën