AKSIDENT TRAGJIK! Kamioni dhe makina bëhen copash, humbin jetën 6 persona

by KLIKOJE.AL

Gjashtë persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfshirë dy policë spanjollë, pranë Seviljes, kur një kamion u perplas me një postbllok policie.

Ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, kur një kamion u përplas me ta. Nga kontrollet rezultoi se shoferi i mjetit, i cili u arrestua, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre me një varkë patrullimi gjatë një ndjekjeje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.